Lajme
Shkaktari i incidentit në aeroplan një i sëmurë mendor
Burime brenda policisë së Kosovës i thanë albinfo.ch, se në asnjë variant nuk ka pasur tentim për rrëmbim , apo hedhje ne ajër te aeroplanit, ashtu siç ishte thëne në mediet e Kosovë
Personi i apostrofuar si kërcënues, sipas policisë duket se ka pasur të meta mendore.
“Fillimisht është menduar se është nën ndikim të alkoolit, ndërsa më pas është thënë se ka të meta mendore, por për këtë ne nuk jemi kompetentë të deklarohemi. Megjithatë në asnjë variant nuk ka pasur tentim për rrëmbim të aeroplanit.”‘, tha Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Madje sipas burimeve, nuk është konfirmuar nëse ai kishte shkrepës apo jo, sikurse nuk dihet nëse ka pasur edhe shishe me lëng
Pas intervistimit, gjykatësi paraprak e ka lëshuar në shtëpi, pasi që edhe familjarët kishin thënë se ka të meta mendore
Ndërsa deri te acarimi në aeroplan ka ardhur pasi që ai nuk i ka zbatuar udhëzimet e ekuipazhit për aterrim
10:21 Shqiptari kërcënoi aeroplanin e linjës Cyrih-Prishtinë
Kërcënuesi me shkrepëse dhe një shishe me lëng në dorë, ka bërtitur “Allahu ekber”, ndërsa ka mbajtur në ankth gjithë udhëtarët e linjës Cyrih – Prishtinë
Një shqiptar ka terrorizuar të gjithë pasagjerët e linjës Cyrih-Prishtinë, duke kërcënuar se do të hedhë në erë aeroplanin me 150 pasagjerë në bord. Kërcënuesi me shkrepëse dhe një shishe me lëng në dorë, ka bërtitur “Allahu ekber”, ndërsa ka mbajtur në ankth gjithë udhëtarët.
Një burrë, rreth 35 vjeçar, nën thirrjen “Allahu Ekber”, kishte nisur kërcënimet me tu ngjitur aeroplani në qiell, shkruan “koha ditore”.
“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askush”, citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash. Këtë ngjarje e kanë përshkruan edhe pasagjerët që ka qenë në bord.
Një nga përfaqësuesit e estradës, i pranishëm në aeroplan por që nuk është deklaruar me emër ka thënë se ka qenë mërgimtari Nehat Llovca, i njohur si njeri i dhënë pas arteve marciale, ai që ka neutralizuar gjithçka. Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar incidentin.
Ngjarja ka ndodhur në linjën Cyrih-Prishtinë, që është linjë e rregullt që lidh Zvicrën me Kosovën. Ky është rasti i parë kur dikush kërcënon udhëtarët në këtë linjë. Ndërsa është rasti i dytë brenda dy muajve që kosovarët kërcënojnë aeroplanin.
Rasti i parë ka ndodhur në linjën Munih-Budapest, kur një qytetar i cili kishte pasaportë kosovare, por nuk ishte i njohur për Prishtinën zyrtare, kërcënoi me brisk stuajrdesën, pasi qeveria gjermane ia kishte refuzuar kërkesën për azil, dhe ai po kundërshtonte riatdhesimin.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën