Lajme

Shitjet e çokollatës zvicerane rriten sërish

Shitjet e çokollatës zvicerane u rritën përsëri vitin e kaluar, pas rënies në vitin 2020 gjatë pandemisë Covid-19, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, ato mbeten nën nivelet e parakrizës.

Qarkullimi i 16 prodhuesve të çokollatës në Zvicër arriti në 1.7 miliardë CHF vitin e kaluar, një rritje prej 11.8% krahasuar me vitin 2020, raportoi të martën Shoqata e Prodhuesve Zvicerianë të Çokollatës (Chocosuisse).

Megjithatë, qarkullimi mbetet 4.2% nën nivelin e parakrizës të 2019-ës. Shitjet e çokollatës në vend u rritën me 7.7% në 2021 krahasuar me një vit më parë, por ishin ende dukshëm nën nivelin e vitit 2019 (-8.4%).

Ndërkohë, vëllimet e eksportit të çokollatës zvicerane u rritën 10.8% në vitin 2021, me të ardhura që u rritën 15.5% në 926 milionë CHF, tha Chocosuisse.

Gjermania (25,689 tonë), Franca (12,948 tonë), Kanadaja (11,791 tonë), Britania (10,535 tonë) dhe Shtetet e Bashkuara (7,837 tonë) ishin tregjet kryesore për çokollatën zvicerane vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, importet e çokollatës jozvicerane vazhdojnë të rriten, përcjell tutje albinfo.ch.