Kuriozitete

Shitet dorëshkrimi i ish-perandorit japonez për 275 mijë dollarë

Një shkrim i ish-peranorit japonez Hirohito për mënyrën se si shteti i tij hyri në Luftën e Dytë Botërore është shitur për 275 mijë dollarë në një ankand në New York.

I njohur edhe si Monologu i Perandorit, aty përshkruhet hyrja në luftë deri në dorëzimin e Japonisë në gusht të vitit 1945.

Dorëshkrimi besohet se ishte bërë me kërkesë të SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore. Dorëshkrimi ishte publikuar fillimisht në vitin 1990 një vit pas vdekjes së perandorit.

Dorëshkrimi origjinal u shit nga një shtëpi ankandesh “Bonhams” në New York. Ajo pritej të vlente nga 100 deri në 150 mijë dollarë, transmeton Albinfo.ch.

Shkrimet e perandorit, sipas “Bonham”, janë të mbushura me kujtimet e tij dhe “përbëjnë burim kyç” për mësimin e historisë japoneze.

Në këto dorëshkrime, Hirohito shkruan se ishte në një situatë ku nuk kishte zgjidhje, pos që të pajtohej me vendimet e kabinetit.