Shkurt.ch
Shitet çmimi Nobel për 2.23 milionë dollarë
Fjala është për medaljen e çmimit Nobel për mjekësi, të fituar në vitin 1962 nga Francis Crick, për zbulimin e strukturës së ADN-së
Është hera e parë në historinë e çmimit Nobel që një medalje e dhënë bashkë m çmimin, të hidhet në ankand të tu shitur, thonë në shtëpinë ankandeve Heritage Auctions.
Fjala është për medaljen e çmimit Nobel për mjekësi, të fituar në vitin 1962 nga Francis Crick, për zbulimin e strukturës së ADN-së. Një person i panjohur ka paguar të enjten 2.23 milionë dollarë për medaljen.
Shkencëtari anglez, Francis Crick, çmimin Nobel e pati fituar bashkë me kolegët e tij James Dewey Watson dhe Maurice Hugh Frederick Wilkins.
Nobelisti në fjalë ka ndërruar jetë në vitin 2004 në moshën 88 vjeçare. E veja e tij e kishte mbajtur medaljen në një trezor të mbyllur ndërsa, pas vdekjes së saj, pasardhësit kishin vendosur ta shisnin. Bashkë me medaljen, është shitur edhe certifikata e l¨shuar nga Akademia Mbretërore.
Pak kohë më parë është shitur në ankand për një shumë të jashtëzakonshme letra në të cilën nobelisti Crick i shpjegonte të birit strukturën e ADN-së. Me mbi 6 milionë dollarë sa ishte shitur, ka qene kjo letra për të cilën është paguar çmimi më i lartë në historinë e ankandeve.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra