Shqipëria përtej bregdetit
Shija e aventurës me “Adventure & fun Albania”
Përmes kombinimit të perlave të natyrës, frymës sportive dhe trashëgimisë historike me infrastrukturën e duhur, AFA ofron ture të ndryshme, ku aventura dhe argëtimi është koncepti bazë i rekreacionit në natyrë
“Adventure & fun Albania” (AFA) është një tur operator shqiptar me seli në Tiranë, i cili si fushë veprimi ka ofrimin e një sërë ofertash të turizmit të aventurës dhe “outdoor turizmit”, në gjithë Shqipërinë, por veçanërisht në pjesën jugperëndimore të saj si dhe në Alpet Shqiptare.
“Përmes kombinimit të perlave të natyrës, frymës sportive dhe trashëgimisë historike me infrastrukturën e duhur, ne ofrojmë ture të ndryshme ku aventura dhe argëtimi është koncepti bazë i rekreacionit në natyrë. Zbuloni destinacione të reja tërheqëse, vazhdoni të mbeteni aktivë, përjetoni aventurën dhe kënaquni me argëtimin. Me ecje malore, multisport, mountain biking (çiklizëm malor), etj., AFA synon të shërbejë si një katarzë rekreative në rutinën e përditshme urbane. Aktivitetet tona në natyrë në Shqipëri ju mundësojnë të zgjidhni variantet, duke filluar nga turet e qeta në këmbë deri tek aktivitetet më të vështira dhe sfiduese.
Një ndër ofertat më interesante aktuale është “trekking përgjatë bregut të egër të kaltër”. Kjo ecje është menduar për 10 dei 12 pjesëmarrës. Siç e tregon emërtimi, bëhet fjalë për një ecje përgjatë bregdetit ose rivierës shqiptare, përmes një natyre të paprekur dhe të egër, plotësisht të izoluar”.
Turi fillon nga Tirana. Është parashikuar një vizitë në qendrën e qytetit, ku është përfshirë Muzeu Kombëtar Historik, Xhamia e Ethem Beut, pastaj monumenti i Skënderbeut dhe Kulla e Sahatit. Më tutje grupi ngjitet me teleferik për në Parkun Nacional të Dajtit, që ngrihet në lindje të Tiranës dhe ka lartësinë prej 1613 metrash. Në veri të Dajtit veçohet maja e Tujanit, e lartë 1531 metra, e cila e bën Dajtin të duket si një mal me dy maja.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Durrës, ku do të vizitohet qyteti me amfiteatrin romak, rruga vazhdon në drejtim të Vlorës, këtij qyteti me një vijë bregdetare shumë të gjatë dhe të bukur, ku bëhen bashkë Adriatiku me Jonin. Në këtë qytet bëhet ecja përmes një shtegu të shenjuar mirë drejt Qafës së Brisanit. Nga aty fillon ulja drejt Gjirit të Brisanit. Kalimi i natës është planifikuar në tenda, në Gjirin e Brisanit.
Pamje të mrekullueshme përgjatë Jonit
Trekkingu përgjatë bregut të Detit Jon bëhet në një shteg të rrëpishëm, i cili vende vende ndërpritet ose zhduket tërësisht. Rrugës gjenden shumë gjire të mrekullueshme, totalisht të izoluara. Nuk ka ndryshime të mëdha të lartësive. Vetë trekkingu nuk është shumë i vështirë, por ai vështirësohet gjatë verës për shkak të nxehtësisë. Gjatë këtij turi janë të mundshme disa ndalesa për të bërë banjë në ujin e pastër si kristal. Ndërsa fjetja është planifikuar në tenda, në gjirin e Skalomës.
Ecja përgjatë bregut të mekullueshëm të detit dhe më tutje nëpër terrene pa shtigje të shenjuara është një përjetim i veçantë. Nata kalohet në tenda në gjirin e Gramës, në një natyrë të paprekur, në një atmosferë të ngrohtë. Në gjirin e Gramës, marinarët që gjatë mijëra viteve kanë ankoruar këtu, kanë lënë mbishkrime në shkëmbinj.
Palasa, Dhërmiu dhe perlat tjera
Ecje nga Grama drejt plazhit të Palasës bëhet nëpër një shteg që shkon paralelisht me detin dhe ofron pamje të bukura. Shtegu nuk është shumë i rrëpishëm dhe herë pas here është edhe i rrafshët. Ndalesa e parë bëhet në gjirin e Shën Andreut, reth 5 kilometra nga Grama. Pas një ndalese të shkurtër bëjmë një banjë në det. Tutje vazhdon rrugëtimi në drejtim të Palasës, sërish nëpër një shteg që shkon paralelisht me detin. Në Palasë presin automjetet që na bartin në hotel, në Dhërmi. Pasdite është parashikuar një shëtitje nëpër fshat, vizita e disa kishave dhe darka. Këtu do të kemi rast të shijojmë prodhime të ndryshme të gatuara në shtëpi.
Kanjoningu dhe ngjitja në grykën e Ngjipes janë përvojat e radhës që i ofron ky tur. Kjo grykë është e gjatë më shumë se 2 kilometra dhe e thellë rreth 100 metra. Ecja përgjatë saj është sfiduese dhe, për shkak të rrëshqitjes së gurëve, mund të jetë edhe e rrezikshme. Shtegu është guror dhe i rrëpishëm, ndërsa në rast lagështie mund të jetë edhe i rrëshqitshëm. Gjatë ecjes, herë pas here është e nevojshme lidhja me litar. Për të gjithë ata që nuk duan të ngjiten, organizohet një piknik me barkë drejt Shpellës së Piratëve, që ndodhet në mes të Dhërmiut dhe Ngjipes.
Ecje malore me detin në sfond
Një mrekulli e radhës është ecja drejt Jalës. Është një shteg jo shumë i rrëpishëm. Në mbërritje, në Jalë është paraparë dreka dhe banja në ujin e kristaltë të detit. Pasdite bëhet një vizitë në Gjirin e Porto Palermos, ku ndodhet kështjella e Ali Pashë Tepelenës, me historinë e saj të pasur. Gjiri i Porto Palermos ka qenë një ndër bazat e dikurshme më të rëndësishme ushtarake gjatë kohës së luftës së ftohtë. Nga lartësia e rrugës mund të shihet hyrja në tunelin e nëndetëseve. Pas vizitës së kështjellës është parashikuar edhe vizita në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ku na pret darka dhe fjetja.
Adventure & Fun Albania
Str. “Papa Gjon Pali II”, Nd.5, 1010 Tirana, Albania
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?