Lajme

Shifrat me koronavirus në Zvicër

Në Zvicër ka pasur rënie të të infektuarve dhe kjo ka bërë që të fillojnë të lehtësojnë masat

Zvicra do të nisë një program me tri faza për lehtësimin e masave.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 396 raste të reja, duke bërë që numri i përgjithshëm të shkojë në 26 732, shkruan albinfo.ch.

42 persona kanë humbur jetën sot, kurse numri total është 1281. 15 400 është numri i të shëruarve.

Zvicra tashmë ka rënë në pozitën e 16-të, sa i përket vendeve me persona të infektuar me koronavirus.

SHBA ndodhet në vendin e parë me 650 mijë të infektuar dhe 33 mijë të vdekur.

Brazili, Kanada e Rusia e kanë tejkaluar Zvicrën me persona të infektuar.

https://www.worldometers.info/coronavirus/