Tematike
Shifra të reja: Loredeana i ka paguar 609 mijë franga viktimës së saj
Ndryshimi në mes të shumës prej 609 mijë frangash që konfirmohet se ka paguar tani dhe shumës prej rreth 430 mijë, sa ishte raportuar ditë më parë, shpjegohet me pjesën e dëmshpërblimit (zhdëmtimit) dhe pagesën e avokatit të viktimës
Këngëtarj a e njohur e rapit, Loredana Zefi, rreth të cilës është ngritur shumë pluhur dy vieteve të fundit kishte përvetësuar rreth 400,000 franga nga një grua në kantonin Valis. Ajo ka pranuar fajin dhe ligjërisht është e pafajshme, shkruan Luzernere Zeitung.
Ndërkaq, vendimi i prokurorit publik për ndërprerjen e ndjekjes penal ndaj Loredanës tregon se sa ka kushtuar “marrëveshja” për këtë.
Reperja Loredana pra, sipas vendimit në fjalë, ka paguar 609,000 franga për ta hequr qafe prokurorinë dhe ndjekjen.
Nëse nuk do të ndërpritej procedura, ajo do të ishte kërcënuar me një burgim të kushtëzuar me kusht prej “jo më shumë se dy vjetësh”, zbulohet nga vendimi i prokurorit publik, transmeton albinfo.ch.
Shuma e veprës penale prej rreth 400,000 franga duket e lartë në shikim të parë, por në krahasim me raste të ngjashme, prokurori publik e klasifikon atë si mesatarisht të rëndë.
Nuk ekziston interesi publik për zbatimin e ligjit
Por në fakt Loredana nuk do të ndëshkohet fare. Reperja është rrëfyer dhe është penduar tek autoritetet e zbatimit të ligjit që nga fillimi.
Ajo ka pranuar t`i paguante viktimës së saj 609,000 CHF si dëmshpërblim, përcjell albinfo.ch. Kjo gatishmëri dhe vetë pagesa arsyeton përjashtimin nga dënimi, thuhet në urdhrin e ndërprerjes së procedures nga ana e prokurorisë.
Nuk ka interes publik për ndjekje penale. Prandaj Loredana vazhdon të jetë e pafajshme ligjërisht.
Ndryshimi në mes të shumës prej 609 mijë frangash që konfirmohet se ka paguar tani dhe shumës prej rreth 430 mijë, sa ishte raportuar ditë më parë, shpjegohet me pjesën e dëmshpërblimit (zhdëmtimit) dhe pagesën e avokatit të viktimës.
Kaq ka fituar Loredana nga tre hitet e saj
Siç llogarit “Luzerner Zeitung”, kjo shumë korrespondon me të ardhurat që Loredana ka fituar me tre hitet e saj më të reja. Platforma Spotify paguan rreth 4,000 franga për një milionë transmetime. Prandaj shuma prej 609 mijë frangash është afërsisht e barabartë me të ardhurat e 150 milionë transmetimeve të këngëve të saj.
Nëse do të dënohej, kosovarja do të kishte mbi qafë kërcënimin me dëbim në Kosovë, pasi që pesha e deliktit të saj bën pjesë në “katalogun” për dëbim të shtetasve të huaj.
Megjithatë, nuk është e sigurt nëse ajo do të mund të dëbohej në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Sipas “Luzerner Zeitung”, muzikantja do të kishte “një shans të mirë për të përfituar nga klauzola e rasteve të rënda”. Kjo për faktin se Loredana ka një fëmijë dhe familjen në Lucern, Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë