Lajme
Shifra të frikshme të infektimeve në Greqi
Greqia po përjeton një moment shumë të vështirë me pandeminë e koronavirusit, ku ditë pas dite shifrat e infektimeve të reja rriten në nivele rekord që nuk ishin shënuar kurrë më parë gjatë këtyre dy viteve.
Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë u raportua se 40 mijë persona të tjerë u infektuan me koronavirus, ndërsa viktimat ishin 76.
Megjithatë, bëhet me dije se numri i shtrimeve në spitale ka qenë në nivele të njëjta, çka bën të mendosh se rastet e reja janë me variantin Omicron, i cili është më i transmetueshëm, por me simptoma më të lehta, transmeton a2, përcjell Albinfo.ch.
Një valë e tillë infektimesh rrit frikën dhe për një shtim të mundshëm të rasteve dhe në vendin tonë, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që kalojnë në të dyja anët e kufirit me rastin e festave të fundvitit.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë