Tematike
Shifra rekorde në zgjedhjet e Zvicrës: Shteti del me udhëzime si të votohet!
Kancelaria federale, me informatat për zgjedhjet ndihmon votuesit që t`i plotësojnë dokumentet e votimit ashtu si duhet dhe në përputhje me vullnetin e tyre. Për herë të parë ajo këtë e bën edhe në “gjuhën e lehtë”
Më 20 tetor zviceranët zgjedhin parlamentin e tyre të ri. Numri i kandidatëve sërish ka pasur rritje. Në veçanti kjo rritje është e theksuar te gratë. Po ashtu listat që kanë prezantuar partitë për këto zgjedhje janë më të shumta se kurdoherë më parë. Kancelaria Federale po i mbështet kantonet në realizimin e zgjedhjeve,, thuhet në një komunikatë të kësaj kancelarie.
Ajo, me informatat për zgjedhjet ndihmon votuesit që t`i plotësojnë dokumentet e votimit ashtu si duhet dhe në përputhje me vullnetin e tyre. Për herë të parë ajo këtë e bën edhe në “gjuhën e lehtë”, siç quhet një sistem i të shkruarit me fjalor të kufizuar, të kuptueshëm për njerëzit që kanë vështirësi në të kuptuar, shkruan albinfo.ch
4652 veta kanë paraqitur kandidaturën e tyre për Parlamentin Nacional. Ky është një rekord i ri dhe paraqet një rritje prej më shumë se 20% në krahasim me zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2015. Rritja e ndjeshme është bërë sidomos falë numrit të madh të grave kandidate. Në pothuajse të gjithë kantonet dukshëm më shumë është rritur numri i grave kandidate se sa ai i kandidatëve në përgjithësi. Përjashtim këtu bëjnë vetëm kantonet: Schwyz, Schaffhausen, St. Gallen, Graubünden, Aargau dhe Jura.
Autoritetet federale, me një ofertë të gjerë informative mbështesin qytetarët që të votojnë si duhet, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se “edhe më të rëndësishëm se numri i madh i kandidatüeve dhe i listave janë vetë votuesit aktivë”, ka thënë kancelari federal, Walter Thurnherr.
Udhëzimi për zgjedhjet: Votuesit në kantonet me sistem proporcional të votimit, ose në të gjitha kantonet përveç në UR, OW, NW, GL, AR dhe AI – bashkë me materialin zgjedhor marrin edhe udhëzimin për zgjedhje nga Kancelaria Federale. Ky udhëzim sqaron se si bëhet “kumulimi” dhe “panashimi” (grumbullimi dhe ndryshimi) i votave, çfarë pasojash ka votimi i një liste dhe si plotësohet një fletëvotimi ashtu që vota të ketë vlerë të plotë.
www.ch.ch/wahlen2019: Në këtë link është platforma zyrtare e federatës dhe kantoneve, e cila informon në të gjitha gjuhët e vendit dhe në gjuhën angleze. Ajo ofron ndihma zgjedhore si për zgjedhjet kantonale ashtu dhe për ato të Dhomës Nacionale dhe asaj të Kantoneve, të Parlamentit Federal. Oferta multimediale përfshin video shpjeguese, ilustrime, grafika interaktive, një kuiz zgjedhor etj.
Ofertat për njerëzit me nevoja të veçanta: në www.ch.ch/wahlen2019 Janë të disponueshme videot në gjuhën e shenjave (gjuha e shurdhmemecëve). Ndërsa për herë të parë një pjesë e përmbajtjes është shkruar në “gjuhën e lehtë”, në një shkrim të një niveli të tillë gjuhësor pra, që u drejtohet kryesisht njerëzve me probleme në të kuptuar. Këto përmbajtje janë realizuar në bashkëpunim me organizatën Pro Infirmis.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha