Kosova
Shifër alarmante e personave që humbën jetën në Kosovë nga aksidentet e trafiku
2523 persona kanë humbur jetën që nga paslufta nga aksidentet në trafik dhe ky numër konsiderohet alarmant, ndërsa mesatarisht në vit numri i aksidenteve me fatalitet është 122.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur këtë raport, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.
Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit nga Policia e Kosovës, theksoi se 2523 persona kanë vdekur që nga pas lufta në trafikun rrugor, ndërsa këtë vit është ul shkalla e vdekshmërisë krahaasur me vitin e kaluar.
Rexhepi theksoi se shkaktar të aksidenteve me fatalitet është mos përshtatja e shpejtësisë në rrugë.
Nga ana tjetër, kompanitë e sigurimeve kanë paguar 400 milionë euro dëmshpërblim që nga pas lufta, shkruan KP. Ndërsa, vetëm në këtë vit janë paguar mbi 22 milionë euro. Kurse, 40 milionë euro janë dëmet e këtyre kompanive nga veturat e paregjistruara. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026