Integrimi
Shfletojeni numrin 10 të albinfo.ch
Në përmbyllje të vitit 2014, lexuesit tanë e kanë para vetes numrin 10, më të riun, të revistës albinfo.ch
Në këtë numër, krahas temave të tjera, redaksia ka përgatitur një dosje me shumë artikuj që bëjnë fjalë për studentët shqiptarë në Zvicër.
Sa shqiptarë studiojnë, në cilat universitete janë më të pranishëm, kur ka filluar organizimi i tyre nëpër shoqata dhe çfarë organizimi kanë ata aktualisht, janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat albinfo.ch ka marrë përgjigje nga shoqatat që bëjnë bashkë studentët shqiptarë në Zvicër. Krahas studentëve, në këtë dosje portretizohen edhe një numër doktorantësh shqiptarë në universitetet zvicerane.
Edhe tema tjera me rëndësi për realitetin e diasporës në Zvicër dhe më gjerë kanë gjetur vend në këtë numër të revistës. Shënimi i katërvjetorit të themelimit të platformës albinfo.ch, me një tryezë të madhe debati, ku krahas politikanëve të rinj shqiptarozviceranë ishte edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përcjellë po ashtu ë revistë përmes tekstit dhe fotografive.
Portrete aktorësh e njerëzish tjerë të suksesshëm, një temë mbi “dashurinë legjendare” të shqiptarëve për makinat BMW dhe shumë artikuj tjerë interesantë e presin lexuesin e numrit 10 të revistës.
Si zakonisht, përveç online, (në formatin pdf), revista albinfo.ch shpërndahet falas dhe mund të lexohet edhe në trajtën e shtypur. Ajo gjendet në shumë pika të frekuentuara nga shqiptarët, kudo në Zvicër.
Shfletojeni online numrin festiv:
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’