Kosova
Shfaqje teatrale për yllin e muzikës, Loredana, dhe politikanen e suksesshme, Ylfeten
Shfaqje e re teatrale me mysafirë nga Zvicra “King Lori – Instagration”
Bashkëproduksion i “Zürcher Institut für bewegende Künste” me Qendrën Multimedia dhe “Kleintheater Luzern” po realizojnë një shfaqje teatrale nga Jeton Neziraj, regjia: Katharina Cromme, me artistë Susanne Abelein dhe Julia Schmidt, shkruan albinfo.ch.
Për shfaqjen do të mund të shihni origjinën shqiptare dhe ‘kredibilitetin’ e rrugës drejt suksesit në një shtet, këngë dhe debate, pushtet dhe media, ndjekës në rrjete sociale dhe zgjedhjet.
Vlen të theksohet se King Lori – Instagration është një dramë për dy personazhe imagjinare; Loredanën dhe Ylfeten, që në jetën reale ato janë dy femra të suksesshme në fushat e tyre përkatëse dhe, në fakt, janë dy emra suksesi në shtetin e Zvicrës.
Përmes muzikës dhe debatit, shfaqja ndriçon dinamikat kontraverse të yllit të muzikës, Loredana Zefi dhe politikanes së suksesshme, Ylfete Fanaj, shkruan tutje albinfo.ch.
Të dyja nga Lucerni, të dyjat me prapavijë emigrimi. Por, krijuesit e kësaj shfaqjeje, megjithatë këmbëngulin që këto dy personazhe janë imagjinare. Si në ndonjë përrallë, ose nga Netflx-i, ose nga Instagrami. /Albinfo.ch
Shfaqje e re teatrale me mysafirë nga Zvicra:
King Lori – Instagration
➡Gjilan, më 15 mars 2022, Teatri i Qytetit të Gjilanit, 19:00
➡Ferizaj, më 16 mars 2022, Teatri “Adriana”, 20:00
➡Prishtina, më 17&18 mars 2022, Teatri ODA, 20:00


E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor










