Shqiperia

Shfaqje e veçantë dronësh mbi Liqenin Artificial të Tiranës

Mbrëmja e djeshme, e 14 marsit, ka ofruar një shfaqje të rrallë mbi Liqenin artficial në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

Me një regji mbresëlënëse 500 dronë u shfaqën me ndriçimin e tyre mbi liqen, duke sjellë për të pranishmit momente emocionuese.

Një zemër e ndriçuar, harta e Shqipërisë dhe “Faleminderit Shqipëri”, ishin figurat që dronët sollën për të pranishmit që kishin rrethuar Liqenin Artificial.

Shumë prej tyre i fiksuan momentet në celulare dhe pamjet po bëjnë xhiron e tyre në rrjetet sociale.

“Magjia e Tiranës” shkroi në rrjetet sociale kryeministri Rama, i cili shpërndau videon e spektaklit.

Shfaqja ishte një organizim i Bashkisë së Tiranës në mbyllje të aktiviteteve të shumta me rastin e Ditës së Verës në kryeqytet.

https://www.facebook.com/watch/?v=731434838639697