Kosova
Shfaqja belge me temë shqiptare hap festivalin “Balkan Trafik” në Prishtinë
Festivali belg "Balkan Trafik" fillon fushatën e hapjes së edicionit të tij të 17-të, në Prishtinë, në qendrën kulturore "Termokis", më 20 -21 mars
Shfaqja teatrale belge “Fritland”, prodhim i teatrit “De Poche” të Brukselit do të jepet në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis s” më 21 mars. Spektakli vjen në kryeqytetin kosovar përmes festivalit belg “Balkan Trafik”, shkruan albinfo.ch. Ky është edicioni i 17-të i këtij festivali prestigjioz që në Bruksel mbahet në muajin prill dhe bën prezantimin e kulturës muzikore ballkanike.
Përveç aktiviteteve muzikore, kësaj radhe drejtori i këtij festivali, Nicolas Wieers, ka zgjedhur artisten Fitore Berisha Alisdottir për realizimin e një freske (murali), dhe shfaqjen “Fritland”, duke njohur suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj të fundit, në Belgjikë.
Nën regjinë e regjisorit francez Denis Laujol, shfaqja rrëfen jetën reale të një të riu, emigrant shqiptar në Belgjikë, Zenel Laçi, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij e kalon duke shitur patate të skuqura (“pomfrit”) në dyqanin e babait. Kjo jetë për të ishte muze dhe burg njëkohësisht…
Rolin e vetëm në këtë shfaqje, e luan vetë protagonisti, pra, Zenel Laçi, aktor profesionist, i lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë, të emigruar atje, shkruan albinfo.ch.
Përmes shfaqjes “Fritland” dhe me rastin e “Javës së Frankofonisë”, në Prishtinë, në qendrën kulturore “Termokis”, në praninë e shumë gazetarëve të huaj, do të hapet fushata e Festivalit “Balkan Trafik” me një surprizë për spektatorin.
Linku në Facebook: LINK
E.Gashi
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Mars 2023
- Ora19:00
- LokacioniPrishtinë, në qendrën kulturore “Termokis”
- Data e përfundimit21 Mars 2023 - 21:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026