Shkurt.ch
Shfaqet filmi dokumentar “Pizza Bethlehem”
Në filmin dokumentar “Pizza Bethlehem” të regjisorit zviceran Bruno Moll, në mesin e yjeve janë edhe shqiptaret Elmaze Sinani nga Maqedonia dhe Agime Murina nga Kosova. Në këtë film, regjisori rrëfen për një integrim të dashur në mes të të huajve që jetojnë në Zvicër.
Shembull i mirë për këtë janë edhe shqiptaret Elmazja dhe Agimja, të cilat jetojnë në një lagje të qytetit të Bernës, nga e cila nga 13.000 banorët e saj, 36 për qind janë të huaj. Protagonistet Elmazja dhe Agimja me shoqet e veta, janë futbolliste të zellshme të ekipit junior të FC Bethlehem. Në film pasqyrohet rrjeti social i të rejave të cilat integrohen në ekipin futbollistik, të udhëhequra nga Gianluca De Febis, i cili gjithashtu është me prejardhje migranti.
Përndryshe, regjisori Moll i kishte shoqëruar futbollistet që nga muaji mars e deri në qershor të vitit të 2009. Por jo vetëm në fushën e gjelbër, ai kishte qenë me to edhe nëpër shtëpitë e tyre, gjatë blerjes nëpër shtëpi mallrash, nëpër shkolla apo në kërkim të ndonjë vendi për praktikante etj. Ato nuk përtojnë të flasin për familjet e veta, religjionin, identitetin dhe vendlindjen, mbi dashurinë, miqësinë dhe gjithçka tjetër që femrat i preokupon në këtë moshë.
Por, Agimja, Alessandra, Daria, Elmazja, Marie, Natasa, Rosa, Tiziana dhe Yolanda mdonjëherë hanë edhe me oreks ndonjë picë. Filmi ishte realizuar me një buxhet prej 240.000 frangash zvicerane.
Përndryshe, filmi ka pasur jehonë të madhe në Zvicër dhe është shfaqur në disa kinema, ndërsa gjatë vitit të kaluar fitoi “Çmimin e filmit në Bernë”.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha