Shkurt.ch

Shet veshkën për një iPhone!

Një i ri 17 vjeçar nga Kina ka shitur njërën veshkë për të blerë një iPad ose iPhone. Pesë persona që kanë marrë pjesë në transplantim, njëri prej tyre kirurg, janë paditur për shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve trupore, ka njoftuar agjencia zyratre e lajmeve e Kinës Xinhua.

I padituri kryesor, për sigurimin e transplantimit ka marrë një shumë parash në vlerë të 32000 frangave. Nga kjo shumë ai i ka dhënë të riut një të dhjetën.

Shpallja përmes të cilës grupi kriminel kërkonte njerëz që shesin veshkët ishte publikuar në një portal interneti. Në Kinë realizohen rreth 10.000 transplantime veshkash në vit, ndërsa në radhë për veshkë presin rreth 1 milion e 500 mijë veta.