Feja

Shesin gjësende në treg për të ndihmuar jetimët në Pejë

Në tregun e improvizuar të Krishtlindjeve në sheshin e manastirit (Klostermarkt) në Amstetten të Austrisë janë vënë në shitje gjësende të ndryshme ksihtare, lodra të punuara me dorë etj. Aty është konstruktuar nga motrat e manastirit po ashtu edhe një kasolle e ngjëjsh.

Tregu qëndron i hapur sot, më 20 nëntor nga ora 12 deri në orën 17 dhe nesër, e shtunë, 21 nëntor, nga ora 9 deri në oren 17.30.

Të hollat që do të grumbullohen nga shitja e gjësendeve janë të destinuara për “Shtëpinë e shpresës” në Pejë, që është një strehimore e fëmijëve bonjakë.