Shqipëria

Sheshi “Skënderbej”, në garë për çmimin e BE-së

Sheshi “Skënderbej” i Tiranës do të marrë pjesë në  finalen e madhe të çmimit më prestigjioz të arkitekturës, Çmimi i Bashkimit Evropian për Arkitekturën Bashkëkohore. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter, përcjell albinfo.ch.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të çmimit më prestigjioz të arkitekturës, Çmimi i Bashkimit Evropian për Arkitekturën Bashkëkohore, që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe”, ka shkruan kryeministri në Twitter.