CH-Ballkani

Sheshi “Skënderbej” fiton çmim europian

Sheshi “Skënderbej” ka marrë çmim europian për hapësirën më të mirë urban.

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë ka marrë çmim për “Hapësirën Publike Urbane 2018”.

Ky çmimi u nda nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore e Barcelonës si dhe nga gjashtë institucione europiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë, ndërsa vlerësimi u bë nga arkitektja Olga Tarraso, e cila kryesonte jurinë e njohur ndërkombëtare.

Sheshi “Skënderbej” është përzgjedhur mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane.
Më parë i njëjti ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste.
Çmimin e tërhoqi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese “51N4E”.

Çmimi europian për “Hapësirën Publike Urbane” është një konkurs dyvjeçar i cili organizohet nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet europiane, qëllimi i të cilës është njohja dhe inkurajimibi projekteve të rimëkëmbjes dhe mbrojtjes së hapësirës publike, shkruan Albinfo.ch.