Shqipëria

Sheshet e Tiranës mbrëmë u mbushën plot për shkak të lajmit të rremë

Lajm i rremë i shpërndarë rreth orës 22:30 në tȅ gjitha mediat online të vendit për tërmet të fuqishëm në Durrës dhe Tiranë shkaktoi panik te qytetarët.

Menjëherë pas këtij alarmi fals, qytetarët në kryeqytet braktisën shtëpitë e tyre në panik dhe u dyndën në sheshe dhe rrugë.

Edhe pse gjatë ditëve të fundit është raportuar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, sërish paniku te njerëzit ishte i lartë.

Pas orës 23:30, reaguan autoritetet për të mohuar pretendimin për tërmet, që qytetarët të qetësoheshin dhe të riktheheshin në banesat e tyre, përcjell albinfo.ch.