Lajme
Sherif Nezaj, barist profesional, renditet i pari për tre vjet me radhë në Manhattan
Sherif Nezaj, barist profesional në restorantet më të famshme në Manhattan
Sherif Nezaj është nga Magura e Kosovës. Babai, Uka, ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1948 dhe jetonte në Kosovë. Aty kaloi Sherifi vitet e para të jetës deri më 1967 kur prindërit e tij bashkë me katër fëmijët e tyre emigruan në Itali, përcjell albinfo.ch.
Rrëfimi tutje tregohet se ai pas gjashtë muajsh pritjeje për plotësimin e dokumenteve, në dhjetor 1967 mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sherifi filloi punën herët për të ndihmuar familjen. Puna e parë që gjeti ishte si pjatalarës, në restorantin “Dominick’s”, në Arthur Avenue, në Bronx. Punonte shumë e me përkushtim dhe shumë shpejt u bë ndihmësbarist dhe pastaj barist (bartender) me kohë të plotë.
Me atë përvojë u bë barist në “Mamalone’s” në Manhattan, që frekuentohej nga njerëz të njohur të kohës. Aty takoi disa ikona të muzikës, filmit, artit e sportit amerikan e botëror, si Frank Sinatra, Dean Martin, John Wayne, Omar Sharif, Muhammad Ali, e të tjerë.
Pas tri vitesh, bashkë me tre vëllezërit e tij, Abedin, Halil dhe Gani, hapi restorantin e parë në Port Chester, New York. Ishte viti 1974.
Në këtë restorant u takua me biznesmenin dhe veprimtarin e shquar shqiptar, Jim Xhema, të cilin e respekton shumë për aktivitetin e tij në shërbim të çështjes së Kosovës.
Punës si barist nuk iu nda asnjëherë. Disa vite më vonë e gjejmë duke punuar në barin e Restorantit “Bruno”, pronë e biznesmenit dhe patriotit të njohur Bruno Selimaj, e më pas në “Il Monello”, Wolfgang Steakhouse, Spark Steakhouse e të tjerë. Kudo në këto vende punon si barist, tashmë një mjeshtëri e tij, për të cilën është gjithmonë i kërkuar.
Kur punonte në “Bruno”, një klient i la $1,000 dollarë bashkish (tip). Ishte shumë e paparë në atë kohë. Me vlerën e sotme mund të jetë $10,000. Bëri kaq bujë sa që u përmend në gazetën “NY Daily News”.
Si e shpjegon Liz Smith, kronikanja e famshme e jetës mondane dhe sociale në elitën njujorkeze të disa dekadave: “Nëse ju zhduket gota e pijes në Bruno, në Rrugën East 58 arsyeja është se baristi Sherift Nezaj është si Doug Henning (një magjistar i famshëm). Mos u druani, ai do t’jua rishfaqë shumë shpejt. Një klient së fundi u mahnit kaq shumë mbas duarve të shkathta të Sherifit saqë i la 1,000 dollarë bakshish, ndonëse faturën e kishte vetëm për 28 dollarë”.
Gjatë gjithë karrierës, Sherif Nezaj ka punuar në baret e rreth 20 restoranteve nga më të famshmet në New York.
Sot, është bashkëpronar i restorantit “Royal 35 Steakhouse”, në Manhattan. E ka hapur në bashkëpunim me partnerët Adem Sinanaj, Sammy Gashi dhe Alfred Çeta.
Në TripAdvisor është renditur si Numër 1 për tre vjet me radhë.
Edhe këtu nuk i ndahet barit.
“E dua punën e bartenderit sepse takoj njerëz të ndryshëm e flas me ta. Është kënaqësi e veçantë”, thotë z. Nezaj.
“Në jetë kam takuar shumë njerëz, por njeriu më i mirë me të cilin jam rritur e kam punuar është Sabit (John) Bitici”, thotë ai. “Në Kosovë, në Itali, e në Amerikë, gjithmonë kemi qenë bashkë”.
“Sabiti me vëllezër e familje janë njerëz të mrekullueshëm”, thotë z. Nezaj.
Edhe vetë ka krijuar një familje të bukur e është krenar.
Sherif Nezaj me bashkëshorten Sofia kanë tre fëmijë dhe janë gëzuar me shtatë nipa e mbesa.
\Marrë nga Illyria
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?