Kosova

Shërbyesi civil refuzon grevën: Rastet sociale mbijetojnë me 75 euro!

Shërbyesit civilë në të gjitha institucionet e vendit në Kosovë, nga sot kanë filluar grevën njëorëshe, e cila ka zgjatur nga ora 10 deri në orën 11.

Mirëpo, në komunën e Prizrenit jo të gjithë shërbyesit civilë i janë përgjigjur pozitivisht grevës së stome, shkruajnë mediat lokale.

Njëri nga ta ka refuzuar t’i bashkohet grevës, duke thënë se rastet sociale janë edhe më keq.

“Unë punoj, ka akoma më keq! Rastet sociale mbijetojnë me 75 euro”, ka qenë mbishkrimi që ka mbajtur në duar ky punëtor, përcjell albinfo.ch.