CH-Ballkani
Shërbimi Informativ i Gjermanisë ngre shkallën e alarmit për Ballkanin
BND: "Shtetet e Golfit, para së gjithash Arabia Saudite, po investojnë shuma të mëdha parash për të zëvendësuar islamin e moderuar që ka mbizotëruar atje deri tash me një islam radikal ose me ngjyrime vahabiste"
Shërbimi Informativ Federal i Gjermanisë (BND) ka shtuar përqendrimin në vëzhgimin e zhvillimeve në Ballkan dhe në në këtë kuadër, në veçanti në Bosnjë. Siç shkruan ”Berliner Zeitung” në botimin e sotëm, mbi bazë të informatave të veta të marra nga qarqet e sigurimit, BND po e bën këtë në koordinim me shërbimet tjera të sigurimit, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja kryesore për këtë ndryshim qëndron në rritjen e aspiratave islamike në rajon. Veç kësaj, shtetet e Golfit, para së gjithash Arabia Saudite, po investojnë shuma të mëdha parash për të zëvendësuar islamin e moderuar që ka mbizotëruar atje deri tash me një islam radikal ose me ngjyrime vahabiste. Nga asnjë vend tjetër evropian gjatë viteve të fundit nuk kanë dalë kaq shumë luftëtarë xhihadistë në raport me numrin e banorëve sa nga Bosnjë e Hercegovina.
Si vend trashëgues i ish Jugosllavisë, Bosnja, ashtu ashtu si dhe të gjitha shtetet e dala shteti i përmendur, konsiderohet krijesë e brishtë, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i BND-së, Bruno Kahl ka thënë në një ligjëratë të mbajtur dy javë më parë se kthesa demografike është faktori kryesor, promotori që drejton aktualisht politikën ndërkombëtare. Kjo ka për pasojë, krahas fluksit në rritje të refugjatëve edhe krijimin e shteteve të dobëta, të cilat përbëjnë një terren të përshtatshëm për luftëra civile ose u shërbejnë terroristëve si një zonë e strehimit apo edhe si zona operative.
Tekstualisht, ai ka thënë se “Indeksi `fragile States 2016` në këtë kontekst tregon një tabllo jo shumë optimiste. Në këtë indeks, vendet si: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Bjellorusia, Moldavia, Ukraina dhe Rusia paraqiten si vende të kategorisë së `alarmit të lartë`”.
Ballkani është në fokus të BND-së prej kohësh. Kjo ka të bëjë me faktin se atje janë stacionuar që nga vitet `90 ushtarët e Bundesverit. Ndë Kosovë Bundesveri ende vazhdon të veprojë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind