Bota

Sheqeri, një dashuri që nuk ia vlen

Si u bë që sheqeri përfaqëson një kërcënim të pashmangshëm për peizazhet tona, për shoqëritë tona dhe shëndetin tonë

Me sa duket nuk ekziston asnjë produkt tjetër që mobilizon kaq shumë tokë në sipërfaqen e botës me kaq pak përfitim për njerëzimin: përveç sheqerit. Sipas shifrave të fundit në dispozicion, transmeton albinfo.ch, sheqeri i kallamit përben vjeljen e tretë  botërore më fitimprurëse pas drithërave dhe orizit.  Sheqeri zapton 26,942,686 hektarë tokë në planetit tonë. Pasoja ? Në përjashtim të fitimeve tregtare, sheqeri ka shkaktuar një krizë globale të shëndetit publik që ka marrë shekuj për t’u përforcuar.

Epidemia e trashjes – me listën e gjatë të sëmundjeve që e shoqërojnë atë, duke përfshirë kancerin, çmendurinë, sëmundjet e zemrës, diabetin kanë  pushtuar çdo vend ku karbohidratet e sheqerit kanë ardhur për të dominuar të gjithë ekonominë ushqimore.
Kështu që aktualisht është e dobishme t’i rikthehemi historisë prapa për të kuptuar se si sheqeri ka arritur të përfaqësojë rrezik për peisazhet tona, shoqëritë tona dhe shëndetin tonë.

Kthimi mbrapa

Fiziologjia e njeriut është ndërtuar nga një dietë që përmban shumë pak sheqer dhe pothuajse asnjë karbohidratet të rafinuar. Në fakt, sheqeri është futur aksidentalisht në dietat tona. Sipas të gjitha gjasave, sheqeri i kallamit përdorej fillimisht  si ushqim për derra (për t’i trashur ata), pasi sjell shëndet, edhe pse herë pas here burrat përtypnin bishtat e kësaj luleje.
Ekzaminimi i bimëve të lashta dhe mbetjet e tyre të ADN-së tregojnë se sigurisht sheqeri i kallamit rritej në Azinë Juglindore. Hulumtuesit vazhdojnë të bëjnë hulumtime për të zbuluar nëse përdorimi i sheqerit të kallamit ka filluar shumë herët në moçalin e Kuk-i në Papua Guinea të Re, ku duket kultivoheshin po ashtu bimë të ngjashme, si ato të bananes që datojnë në rreth 8000  vjetë para Juzu Krishtit. Kultivimi i këtij sheqeri  është përhapur përgjatë Oqeanit indian 3.500 vjet më parë përmes marinarëve austronesianë dhe polinezianë.

Ndërsa sheqer i parë i rafinuar kimikisht bëri paraqitjen e tij në Indi rreth 2.500 vjet më parë . Nga ajo kohë, teknika e tyre ka emigruar në Lindje, në Kinë, dhe anën perëndimore të Persisë dhe territoreve të hershme islame, duke arritur përfundimisht në Mesdhe në shekullin e trembëdhjetë. Qiproja dhe Sicilia janë bërë qendra të rëndësishme të prodhimit. Gjatë Mesjetës, sheqeri konsiderohej si një erëzë e rrallë dhe e shtrenjtë.
Fillimisht, sheqeri i kallamit ishte një produkt që përdorej për të ushqyer dhe trashur derrat.
Në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë ishulli  Madeira, në Oqeanin Atlantik, ishte vendi i parë ku kultivohej sheqeri i kallamit për rafinimin në shkallë të gjerë dhe marketing. Më pas, portugezët  janë ata që kanë gjetur kushte të reja të favorshme për plantacione në Brazil, ku ata organizojnë një ekonomi të bazuar në skllavëri. Kur sheqeri i kallamit hyn në  Karaibë, pak para vitit 1647,  ai çon në rritjen industrisë dhe do të rrisë etjen për sheqer në Evropën Perëndimore.

Tregtia e skllevërve
Ky ushqim, për të cilin askush nuk kishte nevojë, por që të gjithë kishin dëshirë të madhe për ta pasur, bëhet një element i zhvillimit të  modernitetit. Në atë kohë kishte një kërkesë të madhe për punëtorë për të shfrytëzuar plantacionet masive të kallamsheqerit në Brazil dhe në Karaibe. Trafiku i skllavërisë  transatlantike bëhet  përgjigje e kësaj nevoje. Kjo rezulton me dërgimin e 12.57 milionë njerëzve nga Afrika në Amerikë në mes të vitit 1501 dhe 1867. Shkalla e vdekjes mund të arrihej deri në 25% në çdo udhëtim. Një deri në dy milionë njerëz të vdekur gjatë udhëtimeve janë hedhur jashtë bordit në ujë.

Shkatërrimi i  botës moderne
Historia e sheqerit dhe duhanit është e njëjtë në shumë mënyra. Të dy janë prodhuar nga puna e skllevërve. Ata kanë qenë fillimisht të përcaktuar si të mirë për shëndetin. Dhe, edhe pse sheqer dhe duhani kanë origjinën e lashtë, konsumi i tyre i papritur masiv që nga mesi i shekullit të shtatëmbëdhjetë ka pjellë rreziqet e shëndetit të sotëm.
Ideja e “epidemisë industriale” e sëmundjeve jo të transmetueshme po rritet falë luftës kokurrenciale të kompanive të mëdha. Kjo epidemi është shkaktuar nga duhani dhe sheqeri. Ndërsa duhani është i njohur gjerësisht si një substancë adiktive, sheqeri gjithashtu mund të shkaktojë reagime të sjelljes të pandashme nga varësia.

Historia e sheqerit dhe e duhanit, janë të ngjashme nga shumë aspekte

Në shekullin njëzet e një pushtimi i tij është më i fortë se se i duhanit apo edhe i alkoolit. Sheqeri është përhapur kudo dhë është potencialisht përgjegjës për rreth 20% të përmbajtjes kalorike të ushqimit. Ai gjithashtu zë një vend qendror në ekonominë botërore dhe në trashëgiminë tonë kulturore.

Sheqeri nuk është vetëm një ves apo zakon i keq: ai është në zemrën e mënyrës sonë të jetës dhe kontekstit gjeografik dhe politik të territoreve nga të cilat vjen.
Origjina historike dhe zhvillimit i tij mund të na ndihmojë të kuptojmë se si sheqeri dominon kulturën moderne dhe hedh dritë mbi mënyrat e mundshme për të reduktuar ndikimin e tij të keq. Në mes të sfidave të mëdha të shekullit të 21-të, siç është ndryshimi i klimës, për shembull, shkenca ka identifikuar qartë problemin e konsumit të sheqerit.
Ajo që mungon është vullneti publik dhe politik për t’u përballur me të, me anë të mjeteve të tilla, si tatimi i propozuar për sheqer dhe një paralajmërim i rëndësishëm rreth dëmit që shkakton për shëndetin. Ende i rrënjosur thellë në sistemin tonë ushqimor  (më 2013),  korrja e sheqerit përbën 6.2% të prodhimit global bujqësor dhe 9.4% të përfitimit botëror. Ne kemi nevojë për masa të forta socio-ekonomike për të bërë ndryshimet e nevojshme.