Kosova

Shënojnë rritje rastet e dhunës në familje në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rastet e lëndimeve trupore dhe dhunës në familje kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

“Përderisa rastet e lëndimeve trupore dhe të dhunës në familje, edhe përkundër angazhimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, kanë shënuar një ngritje të lehtë raportimi i rasteve të dhunës në familje për 5.58%, e që tregon sensibilizim të vazhdueshëm të raportimit të rasteve dhe bashkëpunimit me PK-në”, thuhet në njoftim.

Po ashtu policia ka njoftuar se nga numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, zbulueshmëria e tyre është rritur për 0.44%, përderisa po ashtu është rritur edhe numri i personave të arrestuar nga 5573 në 5656, për përudhën krahasuese gjashtëmujore 2023/2024.

Sipas PK-së,

Numri i rasteve të vrasjeve ka shënuar rënie për -41.66%.

Numri i rasteve të dhunimit ka shënuar rënie për -52%.

Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie për -10.31%.

Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie për -24.16%.

Numri i vjedhjeve në tentativë ka shënuar rënie për -23% etj.