Futboll

Shënojnë Kasami e Kololli, rikthehet Xhaka

Taulant Xhaka është rikthyer pas një kohe të gjatë në fushë

Edhe në Kupën e Zvicrës futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonistë dhe të shumtë në fushën e lojës, derisa Kosova e Cyrihut është mundur nga Lausanne Sport 0:4.

Baseli ka mundur skuadrën modeste, Montlingen 0:3, ku pas një kohe të gjatë është rikthyer në fushë edhe Taulant Xhaka, shkruan albinfo.ch.

Xhaka që një kohë të gjatë ishte i lënduar, derisa pritet të ndihmojë Shqipërinë për ndeshjet e shtatorit kundër Skocisë dhe Izraelit në Kupën e Kombeve.

Zurich shënoi fitore të thellë 6:0 kundër Concordia, ku golin e katërt e shënoi Benjamin Kololli. Në fushë ishin edhe Hekuran Kryeziu dhe Domgjoni.

Sioni mundi Koniz 3:0 në udhëtim, ku golin e parë e shënoi mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami.