Shkurt.ch
Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve
Gjatë vitit të kaluar në botë kanë jetuar 43.7 milion njerëz në arrati (refugjatë). Vetëm 0.5% të tyre kthehen në atdhe
Katër nga pesë refugjatët jetojnë në vendet në zhvillim dhe me gjithë këtë janë pikërisht vendet e pasura ato që drejtojnë ankesa kundër refugjatëve. Kjo është me pak fjalë rezymeja që ka bërë OKB-ja me rastin e 20 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve.
Gjatë vitit të kaluar në botë kanë jetuar 43.7 milion njerëz në arrati (refugjatë), ndërsa 27.5 milionë të tjerë, për shkak të luftërave janë detyruar të braktisin vendlindjet e tyre, për të jetuar si refugjatë brenda shtetit.
Gjatë vitit 2010 sipas shënimeve të OKB-së janë kthyer në vendet e prejardhjes vetëm 200.000 refugjatë ose 0.5 për qind të numrit të gjithmbarshëm.
Komisari i OKB-së për refugjatë Antonio Guterres me rastin e Ditës së Refugjatëve ka qëndruar në Itali, vend ky që është më së shumti i goditur nga valët e refugjatëve të Afrikës së Veriut.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor