Bota
Shënohet 50 vjetori i vdekjes së Yuri Gagarin
Rusia ka nderuar të martën, njeriun e parë në hapësirë, Yury Gagarin, i cili vdiq tragjikisht para 50 vjetësh.
Gagarin ishte vetëm 27-vjeçar kur më 12 prill 1961 ia doli të arrinte në orbitë, me raketën e tij Vostok 1, përcjell albinfo.ch.
Kapsula e tij ka udhëtuar me shpejtësi prej 27.400 kilometra në orë dhe qëndroi në orbitë për 108 minuta. Me t’u kthyer në tokë, Gagarin arriti famë ndërkombëtare dhe ishte shpallur hero kombëtar.
Shtatë vjet pas kthimit të sigurt nga hapësira, Gagarin vdiq gjatë një fluturimi testues bashkë me instruktorin e tij Vladimir Seryogin në rajonin Vladimir, ku edhe ndodhet memoriali i tij.
“Gagarin dhe Seryogin ishin njerëz, ne i kujtojmë të atillë me pika të dobëta e të forta të njerëzve. Por, për ne janë edhe heronj. Dhe përgjegjësia jonë e vetme është qe t’i kujtojmë, t’i nderojmë dhe të vazhdojmë punën e tyre për atdheun tonë”, tha përfaqësuesi i presidentit rus Nikolai Ovisjenko.
Përpos që është hero kombëtar Gagarin është fitues edhe i shumë medaljeve tjera.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?