Integrimi

Shënohet 20 vjetori i Shoqatës Shqiptaro-Zvicerane “Arsimi”

Ishin të pranishëm edhe një numër i veprimtarëve të shoqatës "Arsimi" dhe të diasporës sonë në shtetin helvetik

Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Shoqatës Shqiptaro-Zvicerane “Arsimi”, manifestim i cili u mbajt në Institutin e Lartë Pedagogjik të Cyrihut.

Kryetari i kësaj shoqate të shtrirë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, Prof. Christian Zindel, ka paraqitur para të pranishmëve në historik të veprimtarisë së saj 20 vjeçare në këto tri shtete ballkanike, përcjell albinfo.ch.

Me këtë rast ambasadorja Breca ka kontaktuar kryetarin e saj, të cilin e ka uruar, përgëzuar dhe falënderuar për punën në Kosovë dhe ndihmën e kësaj shoqate me ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve të saj me projektet e realizuar, e veçanërisht të mundësive që u janë dhënë atyre për vende pune në fushën e hotelerisë, siç është rasti me hotel «Graçanica» në komunën e Graçanicës.

Të pranishëm, ishin edhe ambasadori i Shqipërisë Ilir Gjoni, ish-ambasadori i Zvicrës në Shqipëri dhe president i nderit të ISEAL Francis Cosin, Rektori i Institutit të Lartë Pedagogjik të Cyrihut, profesori dhe albanologu i njohur Bazil Shader e të tjerë.

Ishin të pranishëm edhe një numër i veprimtarëve të shoqatës “Arsimi” dhe të diasporës sonë në shtetin helvetik.