Shqipëria
Shëngjin: Dy vajza afgane hapin një restorant

Në qytetin bregdetar shqiptar të Shëngjinit, dy vajza refugjate afgane kanë hapur një restorant. Ato thonë se pas largimit nga Afganistani, iu mungonte diçka nga atdheu dhe në këtë mënyrë vendosën të hapnin një restorant. I quajtur “Kabul-Shëngjin” restoranti do të gatuajë ushqime tradicionale për rreth 1000 refugjatë afganë që tani qëndrojnë në qytet.
Të detyruara të largohen nga atdheu i tyre pasi talebanët morën pushtetin, dy vajza afgane kanë hapur një restorant në qytetin bregdetar shqiptar të Shëngjinit.
Duke përdorur ato pak fjalë shqipe që kanë arritur të mësojnë gjatë qëndrimit të tyre tre mujor në Shqipëri përpiqen që në supermarket të blejnë produktet që dëshirojnë. 22-vjeçarja Walwala Jalalzay dhe 19-vjeçarja Maryam Aslami thonë se restoranti “Kabul-Shëngjin” do të gatuajë ushqime tradicionale për rreth 1000 refugjatëve afganë që tani qëndrojnë në qytet.
“Në fillim kur erdhëm këtu përdornim gjuhën e trupit për të përshkruar atë që donim. Në fakt, disa nga miqtë tanë shqiptarë na kanë ndihmuar shumë në fillim, por dalëngadalë po mësojmë emrat po mësojmë gjërat që duam, apo vendin ku ato ndodhen”, thotë Walwala Jalalzay.
Disa familjarë të tyre i ndihmojë për të përgatitur ushqimin apo dhe në shërbim.
“Padyshim na marrë malli për vendin tonë, na ka marrë malli për njerëzit tanë, na ka marrë malli për mjedisin, na ka marrë malli për prindërit tanë që janë atje, por ne nuk mund të kthehemi në vendin tonë dhe ndoshta ata nuk mund të vijnë këtu. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të sjellim shijen e ushqimeve këtu. Kështu ne vendosëm të hapim restorantin për të sjellë shijen e shtëpisë këtu”, tregon më tej 22-vjeçarja nga Afganistani.
Por restoranti është bërë një atraksion për vendasit që shpresojnë të shijojnë ushqimin afgan.
Shqipëria ka strehuar mijëra të evakuuar afganë në hotele apo resorte turistike, ndërsa ishte ndër të parat vende që ofroi të presë deri në 4,000 refugjatë afganë.
Por shumë nga refugjatët afganë që janë në Shqipëri thonë kanë në plan të qëndrojnë për aq kohë sa të përgatiten dokumentat e tyre për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara./VOA
E-Diaspora
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit Në mbrëmjen e 15 marsit 2025, në sallën e Kishës në Schwamendingen – Cyrih, nën organizimin...
-
Qorrolli: Janë manipuluar votat me postë nga diaspora
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
-
Artisti i ri nga Prishtina, Akil Dashevci, ftohet në ngjarje prestigjioze ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Buxheti federal në presion nga borxhi, tepricat dhe Pensioni i 13-të i AHV-së Perspektiva financiare e Zvicrës deri në vitin 2028 mbetet e pasigurt, me ndikime të mëdha...
-
Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në
-
Rritja e antisemitizmit në Zvicër: Raporti i 2024 zbulon një situatë alarmante
-
Zvicër: Aksidentohet vetura e ushtrisë, disa të lënduar
-
Kufizimet financiare nga Trump, OKB në Gjenevë shkurton 250 vende pune