Zhvillim

Shëndetësia e Kosovës më e varfër për 2 milionë euro

Rishikimi i buxhetit e ka varfëruar edhe me shumë shëndetësinë. Vetëm QKUK-së si institucioni më i madh publik shëndetësor, me rishikim i janë marrë 2 milionë euro

Deklarimet e Qeverisë së Kosovës se shëndetësinë e ka një nga pesë prioritetet po dëshmohet se nuk janë reale.

Me rishikimin që i ka bërë buxhetit Qeveria e ka zvogëluar shumën e buxhetit të ndarë për këtë sektor.

Ankesa për lënien anash të shëndetësisë sa i përket buxhetit për vitin 2016 pati në fillim të këtij viti edhe nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, por edhe nga menaxherë të institucioneve shëndetësore publike, shkruan gazeta “Koha Ditore”.

Rrahmani pati thënë se me rishikimin e buxhetit në gjysmën e vitit do të “përmirësojë gabimin” me shëndetësinë. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Rishikimi i buxhetit e ka varfëruar edhe me shumë shëndetësinë. Vetëm QKUK-së si institucioni më i madh publik shëndetësor, me rishikim i janë marrë 2 milionë euro. Shkurtime të buxhetit ka edhe në segmente të tjera të shëndetësisë.

Me rishikimin e buxhetit nuk pajtohet as Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, vetëm dy ditë më parë Qeveria e  Kosovës mori vendim për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore, të cilat priten të fillojnë më 1 janar të viti 2017. Kontributet (premiumet) për sigurimin shëndetësor do të jenë obligative për të gjithë qytetarët e Kosovës, por ekspertë të ndryshëm të fushës  së shëndetësisë mendojnë se kjo vështirë se do të realizohet.