Integrimi
Shemsiu falënderon kontribuesit për lirimin e tij nga burgu serb
Shemsi Nuhiu ka thënë se fakti se ai është liruar nga akuzat flet për pafajësinë e tij po aq sa edhe për ndikimin e peticionit të nënshkruar në Zvicër nga dhjeta mijë shqiptarë po edhe qytetarë zviceranë dhe të huaj
Shemsi Nuhiu, të cilin, muaj më parë një gjykatë e Beogradit e pati liruar nga akuzat për krime lufte, ka dashur të falënderojë të gjithë ata që kanë kontribuar për sensibilizimin e opinionit lidhur me ekstradimin e tij nga Zvicra në Serbi. Me një qëllim të tillë, ai dhe familjarët e tij kanë qenë të premten në Ambasadën e Kosovës në Bernë ku kanë falënderuar ambasadorin Naim Malaj me stafin e tij, Kuvendin Shqiptar të Zvicrës dhe komitetin për peticionin kundër ekstradimit të Nuhiut në Serbi.
Në takim ishte edhe avokati i Shemsi Nuhiut, Ludovic Tirelli
Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e komitetit dhe të kuvendit shqiptar, Shemsi Nuhiu ka shprehur disa herë mirënjohjen e thellë për, siç ka thënë ai, përpjekjet e mëdha e të sinqerta që të gjitha këto subjekte kanë bërë për të siguruar një gjykim korrekt të tij. Si rezultat i presionit të tyre pozitiv, ndonëse nuk është arritur ndalimi i ekstradimit, është siguruar mbikëqyrja nga shteti zviceran i trajtimit të tij në burgun serb.
Nuhiu dhe vëllezërit e tij kanë thënë se fakti se ai është liruar nga akuzat flet për pafajësinë e tij po aq sa edhe për ndikimin e peticionit të nënshkruar në Zvicër nga dhjeta mijë shqiptarë po edhe qytetarë zviceranë dhe të huaj.
Ai ka pohuar se kësaj here pothuaj të gjitha hallkat kanë funksionuar, duke filluar nga avokati Tirelli, komiteti (i drejtuar nga kryetari i Kuvendit Shqiptar në Zvicër, avokati Jeton Kryeziu) Ambasada e Kosovës në Zvicër, emdiet etj.
Në pritjen në ambasadë qëlloi edhe veprimtari dhe shkrimtari Adem Demaçi, i cili me një delegacion të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës po qëndron në Zvicër.
Shemsi Nuhiu qe arrestuar në muajin prill të vitit 2011 nga autoritetet zvicerane, me kërkesën e shtetit serb nën akuzën e krimeve të luftës, të kryera në Kosovë, në vitin 1999. Me gjithë ankesat e bëra në të gjitha instancat gjyqësore dhe përkundër presionit të komunitetit shqiptar të Zvicrës me peticion, në mars të vitit 2012 Shemsi Nuhiu megjithatë qe ekstraduar në Serbi. Atje ai iu nënshtrua gjykimit, si pjesë e “Grupit të Gjilanit” të UÇK-së, me pretendimin se kishte marrë pjesë në krime kundër civilëve serbë.
Grupi u dënua me 156 vjet burg, 5 veta u shpallën të pafajshëm dhe në mesin e tyre edhe Shemsi Nuhiu.
Ky i fundit pasi që kishte leje qëndrimi në Zvicër, ku i jeton edhe familja, është ktyher për të jetuar këtu, me të drejtat e plota që i ka pasur më parë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës