Lajme
Shembuj të masave lehtësuese në disa shtete të Evropës
ECDC: Disa nga masat lehtësuese të disa shteteve të Evropës
Shumë shtete në Evropë nga menaxhimi i mirë i situatës së COVID-19 kanë lehtësuar masat që në mënyrë graduale të fillojë normalizmi i shkollave, bizneseve e kështu me radhë, transmeton albinfo.ch.
ECDC së fundi ka publikuar disa nga masat lehtësuese që i kanë aplikuar disa shtete të Evropës, siç janë:
Danimarka– hapje graduale e çerdheve dhe shkollave fillore prej 15 prillit. Frizerët dhe bizneset e vogla hapen më 10 maj.
Norvegjia– çerdhet u hapën më 20 prill me distancë fizike të vendour dhe higjienë adukate të duarve. Shkollat fillore dhe të mesme hapen më 27 prill. Frizerët dhe profesionistët e kujdesit të lëkurës hapen më 27 prill.
Çekia-hapje graduale e shkollave. Universitetet mbeten të mbyllura deri më 1 shtator. Restoranet, pabet dhe lokalet me terasa hapen me 25 maj. Deri më 8 qershor hapen të gjitha shitoret me pakicë.
Holanda– shkollat fillore fillojnë më 11 Maj me numër të redukuar të nxënësve dhe orar të shkurtuar.
Luksemburgu– hapje graduale e shkollave më 4 maj (klasët e mëdha), 11 maj edukimi “bazik” dhe 25 maj shkollat fillore dhe çerdhet. Bizneset happen në faza. Fillimisht hapen lulishtet dhe kopshtet, e pastaj edhe bizneset që kanë karakter të vetëshërbimit (20 prill).
Islanda– çerdhet dhe shkollat fillore më 4 maj. Do të rihapen edhe universitetet.
Austria- të gjitha shitoret dhe frizerët hapen më 1 maj. Hapen edhe lulishtet dhe shitoret me të vogla se 400 m2 me udhëzime për distancë fizike. Punëtorët dhe klientët duhet të bartin maska.
Sllovenia– shitoret, frizerët, lavatoret rihapen me kontakt të kufizuar njerëzish më 20 prill.
Gjermania– shitoret deri 800 m2, libraritë, autosallonet pa marrë parasysh madhësinë e tyre hapen me 20 prill. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme