Lajme
Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini

Një aksident i rëndë në punë i mori jetën një 19-vjeçari shqiptar mesditën e 20 shkurtit në Santorini, përcjell albinfo.ch.
I riu humbi jetën pasi u zu poshtë nga shembja e një çatie, ndërsa po kryente punime ndërtimore në objektin ku punonte në zonën e Imeroviglit, Thira.
Sipas raportimeve të Cyclades24.gr, policia ka arrestuar pronarin e objektit si dhe përgjegjësin e punimeve, ndërkohë që Nëndrejtoria e Policisë së Thirës po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti nuk ka lidhje me lëkundjet sizmike të fundit në rajon, megjithatë, Prokuroria e Naxosit ka urdhëruar një hetim shtesë mbi rastin.
Burime nga policia konfirmojnë se zona ku po zhvilloheshin punimet nuk bënte pjesë në territorin e ndaluar për ndërtime.
Sidoqoftë, është konstatuar se pronari i objektit nuk dispononte lejen e nevojshme për kryerjen e punimeve ndërtimore.
Hetimet mbi këtë rast tragjik vijojnë, ndërsa ngjarja ka risjellë në vëmendje çështjen e sigurisë në vendet e punës dhe respektimin e rregullave në sektorin e ndërtimit.
E-Diaspora
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër Të hënën është raportuar se një autobus i linjës Zvicër-Kosovë me mërgimtarë është aksidentuar. Kompania ka...
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
“Ne mbyllëm fëmijët e padisiplinuar”: shpërthejnë raportet për abuzime në çerdhet frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjisht-folëse, ankesat kundër qendrave të kujdesit ditor janë trefishuar pothuajse në gjashtë vjet. Prindërit...
-
Sindikatat zvicerane bëjnë thirrje për orar më të shkurtër për punëtorët e ndërtimit
-
Rrjeti holandez i dyqaneve me zbritje, në Zvicër
-
Zvicër: Pasuritë e paluajtshme janë mundësi “popullore” për pastrimin e parave
-
Pushime me pagesë pas abortit: Propozimet shkaktojnë polemika në Zvicër