Integrimi
Shefqet Balaj zgjidhet këshilltar në Asamblenë e qytetit Horn
Këshilltari i porsazgjedhur ka theksuar se synimi i tij kryesor është integrimi i të gjitha komuniteteve etnike në jetën e komunës
Shefqet Balaj është pjesëtari më i ri i asamblesë së qytetit Horn të Austrisë. Këtu ai përfaqëson Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), që është njëra ndër dy partitë më të mëdha të këtij vendi, dhe e cila aktualisht është ë koalicion qeverisës në nivel të Austrisë.
I lindur në vitin 1963 në Strellc të Ulët të Deçanit, Balaj ka mbaruar në Kosovë fakultetin Filozofik, dega e letërsisë ndërsa në Austri punon si depoist. Është po ashtu edhe laborant kimik me profesion. Prej 13 vitesh ka shtetësinë austriake, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Me anëtarësimin e tij në asamble, më 25 shkurt 2014 Balaj është inkuadruar në tri komisione të ndryshme të punës: në komisionin për turizëm, për arsim e shëndetësi dhe në atë për verifikim.
Me hyrjen e tij në asamblenë e komunës Horn Shefqet Balaj ka fituar mundësinë të punojë në përmirësimin e bashkëpunimit në mes të qytetarëve që u takojnë kulturave të ndryshme.
“Përmes prejardhjes së tij dhe përvojës jetësore ai sjell me siguri një këndvështrim tjetër në punën e asamblesë komunale, gjë që përbën një shans të madh për komunitetin e Hornit”, ka theksuar kryebashkiaku Jürgen Maier duke e prezantuar Balajn.
Ndërsa vetë këshilltari i porsazgjedhur ka theksuar se synimi i tij kryesor në politikën e Hornit është integrimi. “Njerëzit nga të gjitha grupet etnike duhet të dinë të jetojnë së bashku në një komunitet”, shkruan meinbezirk.at.
Balaj është zgjedhur në asamble pasi që këshilltari që ka qenë para tij me vota ka marrë një funksion tjetër.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim