Ekonomi
Shefja e BQE-së: Çmimet e produkteve do të vazhdojnë të rriten
Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, ka deklaruar se normat e larta të inflacionit duket se do të rriten më tej deri në fund të vitit.
Lagarde ka theksuar se politika monetare duhet të jetë e durueshme dhe këmbëngulëse, pasi sipas saj, rritja e çmimeve ndoshta do të ngadalësohet.
“Ne jemi ende në një fazë ku ekonomia po rihapet dhe efektet e pandemisë COVID-19 nuk janë shfaqur plotësisht”, tha Lagarde.
Ajo është shprehur se rritja e çmimeve të energjisë, pengesat e furnizimit dhe tërheqja e kufizimeve të imponuara nga pandemia po çojnë në fërkime të jashtëzakonshme në disa sektorë.
“Ky inflacion është i padëshiruar, i dhimbshëm dhe natyrisht ka shqetësime se sa do të zgjasë”, është shprehur ajo.
Sipas Lagarde, duhet të identifikohen nxitësit kryesorë të inflacionit për ta kuptuar mënyrën se si politika monetare të përgjigjet në rrethanat aktuale.
“Këta nxitës duket se do të zhduken në periudhën afatmesme, që është fushëpamja që ka rëndësi për politikën monetare. Dhe, për shkak se ato rrjedhin kryesisht nga ana e ofertës dhe çmimet e energjisë, ata ndoshta do të ngadalësojnë ritmin e rimëkëmbjes afatshkurtër”, tha Lagarde.
Banka pret që Prodhimi i Brendshëm Bruto të tejkalojë nivelet para pandemisë në tremujorin e katërt të vitit 2021.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim