Shqipëria
Shefja e BE-së thotë në Tiranë se nuk ndërhyjnë mes partive politike
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, u ka dhënë mbështetje institucioneve shqiptare për reformat që po bëjnë për hapjen e negociatave.
Në një konferencë për media që ka mbajtur në margjina të takimit të Bordo-Bironit që mbahet nesër në Tiranë, Mogherini deklaroi se Shqipëria ka sjellë rezultate konkrete me reformat, duke përmendur atë në drejtësi, për të cilën tha se vendi është shembull edhe për vende anëtare të BE-së.
Për Mogherinin Shqipëria duhet ta marrë hapjen e negociatave, megjithatë ajo tha se kjo çështje është në dorën e vendeve anëtare, transmeton albinfo.ch.
Ajo iu ka kërkuar palëve politike të jenë të bashkuara.
Mogherini, ka ripërsëritur se Brukseli kërkon që kriza politike në Shqipërisë të zgjidhet nga aktorët brenda saj.
Në konferencën me kryeministrin Rama, Mogherini tha se nuk negocion ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda BE-së apo jashtë saj.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe meriton hapjen e negociatave.
“Jam këtu me zonjën Mogherini, me të cilën kam biseduar një sërë temash të rëndësishme për vendin tonë dhe që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Tema që u bisedua mes meje dhe zonjës Mogherini ishte ajo për hapjen e negociatave për Shqipërinë, si një gur themeli për të ndërtuar rrugën tonë evropiane përmes negociatave. Ne meritojmë hapjen e negociatave, pasi kemi punuar për prioritetet që ka vendosur BE”, theksoi Rama.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën