Lajme
Shefja e BE-së: Ndërprerja e gazit është ‘instrument shantazhi’
Vendimi i Rusisë për të ndaluar dërgimin e gazit për disa shtete në Evropë është “një instrument shantazhi”, shprehet shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Si Kievi, ashtu edhe Brukseli thonë se Moska po përdor energjinë për të shantazhuar vendet që mbështesin Ukrainën.
Ajo thekson se vendet anëtare të BE-së kanë plane emergjence për këtë skenar dhe Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë më të gjitha shtetet për të siguruar dërgesat alternative.
Gjiganti rus i energjisë Gazprom paralajmëron Poloninë dhe Bullgarinë se do të ndërpresë furnizimin me gaz nëse dy shtetet nuk paguajnë me rubla.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar që vendet që ai i cilëson “jomiqësore” të zbatojnë një skemë, sipas së cilës ata duhet të hapin llogari në Gazprombank dhe të bëjnë pagesat për importet e gazit rus në rubla.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë