Lajme
Kreu i Ushtrisë Zvicerane: Do t`i kërkoj parlamentit zgjatjen e misionit në Kosovë
"Nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të mund të përfundojë në kohën që ishte parashikuar. Situata politike në Kosovë është përkeqësuar sërish"
Sipas shefit të Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Süssli, ushtria ka thirrur rreth 120 pjesëtarë të tjerë të saj për t`iu bashkuar misionit të mbështetjes së masave kundër koronës.
Operacionet e ushtrisë për koronën aktualisht po zhvillohen kryesisht në Zvicrën perëndimore.
Deri më tani, sipas tij, nuk ka pasur pjesëtarë të angazhuar të ushtrisë që flasin frëngjisht. Ndërsa, kur bëhet fjalë për misionet në fushën e kujdesit shëndetësor, megjithatë, gjuha luan një rol, është shprehur Süssli në një intervistë për gazetën “SonntagsBlick”.
Për këtë arsye, është dashur të thirreshin pjesëtarët shtesë të ushtrisë që ishin trajnuar për përkujdesje shëndetësore. Ata duhet të aktivizohen të dielën dhe të hënën.
Në dislokimin e ri, ushtria ka filluar me më shumë se 300 vullnetarë, tha Süssli.
Në intervistë, shefi i ushtrisë ka komentuar edhe misionin e ushtrisë së Zvicrës (Swisscoy) në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë me këtë rast se do t’i kërkojë parlamentit që të zgjasë misionin vitin e ardhshëm.
“Nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të mund të përfundojë në kohën që ishte parashikuar. Situata politike në Kosovë është përkeqësuar sërish”, ka thënë Süssli. Si shembull për këtë, ai ka përmendur trazirat e disa muajve më parë në veriun e Kosovës në lidhje me tabelat e automjeteve.
Siç është raportuar tashmë, shefui i Ushtrisë së Zvicrës ka vizituar Kosovën dhe Swissscoy-n më 22 dhjetor. Me atë rast ai ka inspektuar misionin e atjeshëm paqeruajtës të Zvicrës në kuadrin e KFOR-it dhe ka festuar Krishtlindjen me ushtarët zviceranë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje