Lajme
Shefi i ushtrisë: Gjermania duhet të jetë “gati për luftë” në 5 vjet
Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane ka thënë se ushtria e vendit duhet të jetë “gati për luftë” në pesë vjet për shkak të kërcënimeve në rritje.
Gjenerali Carsten Breuer në një intervistë për Die Welt ka thënë se për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë vendi përballet me “mundësinë e një lufte të imponuar nga jashtë”, ndërsa u shpreh se të qenit gati për luftë përfshin një “ndryshim mentaliteti”, si dhe përmirësimin e trajnimit dhe kapacitetit ushtarak të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Kjo erdhi pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Evropës që të rrisë prodhimin e saj të armëve për të mbështetur Ukrainën dhe për të parandaluar “konfrontimin potencial për dekada” me Moskën.
Përpara një takimi kyç të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel dhe përvjetorit të dytë të luftës Rusi-Ukrainë, Stoltenberg këmbënguli se “ne duhet të rindërtojmë dhe të zgjerojmë bazën tonë industriale më shpejt, për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të rimbushur rezervat tona. Kjo do të thotë kalim nga koha e ngadaltë e paqes në prodhimin e konfliktit me ritëm të lartë”.
Udhëheqësit perëndimorë kanë bërë gjithashtu thirrje për ndihmë më të madhe. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti Joe Biden u kërkuan ligjvënësve amerikanë të premten të miratojnë një paketë ndihme ushtarake të vonuar për Ukrainën, duke paralajmëruar se Kievi nuk mund të ndalonte pushtimin rus pa të.
“Nuk ka asnjë kërcënim të afërt ushtarak kundër asnjë aleati. Në të njëjtën kohë, ne dëgjojmë kërcënime të rregullta nga Kremlini kundër vendeve të NATO-s. Pushtimi rus i Ukrainës gati dy vjet ka treguar se paqja në Evropë nuk mund të merret si e mirëqenë. Për sa kohë që investojmë në sigurinë tonë dhe qëndrojmë të bashkuar, do të vazhdojmë të parandalojmë çdo agresion. NATO nuk kërkon luftë me Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për dekada të mundshme konfrontimi. Ne monitorojmë nga afër se çfarë bën Rusia dhe kemi rritur praninë tonë në pjesën lindore të aleancës”, ka thënë tutje ai.
Stoltenberg u shpreh se nëse Putini fiton në Ukrainë, nuk ka asnjë garanci se agresioni rus nuk do të përhapet më tej.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel më 15 shkurt, një javë përpara përvjetorit të dytë të pushtimit rus në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Në Cyrih organizohet një ankand bamirësie për gratë e prekura nga kanceri i gjirit në Kosovë Në Ditën Botërore Kundër Kancerit organizohet Ankandi Bamirës i Artit, që do të mbahet më 4...
-
Dënohet kosovari, dërgues i pakove: Vidhte mallrat që duhej t’i dorëzonte
-
Ambasadori Ajeti: Për herë të parë, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut
-
Nyon: Mbrëmje festive për nder të Pavarësisë së Kosovës
-
Ambasada e Kosovës në Itali njofton mërgimtarët që dëshirojnë të votojnë
Jeta në Zvicër
-
Më pak regjistrime të reja për makina elektrike, por akoma shumë vetura në rrugë Kërkesa për automjete të reja, tërësisht elektrike ra në vitin 2024. Pesha e tregut të regjistrimeve...
-
IS donte të joshte 15-vjeçarin për të ndërtuar një bombë në Zvicër
-
Muzeu i Luvrit në Paris, zviceranët do të paguajnë më shumë
-
Si përfundoi Zvicra me sistemin e saj të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor?
-
14 raste fruthi në gjashtë kantone – çfarë duhet të dini