Kriza në Ukrainë

Shefi i ri i NATO-s në Kiev: Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë

Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, në një udhëtim të paparalajmëruar në Ukrainë, është zotuar se do të vazhdojë forcimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Ai ka vizituar Kievin, në udhëtimin e tij të parë që nga marrja e detyrës, ku premtoi mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, transmeton albinfo.ch.

Rutte përsëriti mbështetjen e palëkundur të aleancës, ndërsa u shpreh se Ukraina është afër NATO-s.

“Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë. Lufta juaj për liri pasqyron vlerat e Evropës. Për mua ishte prioritet dhe privilegj të çoj përpara mbështetjen për Ukrainën”, ka deklaruar ai.