Lajme
Shefi i ‘Pfizerit’ thotë se vaksinimi do të bëhet i përvitshëm
Shefi i Pfizerit, Albert Bourla thotë se nuk bëhet fjalë më një për një dozë e dy; njerëzit sipas tij do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit për vite të tëra.
Shefi i Pfizerit, Albert Bourla thotë se nuk bëhet fjalë më një për një dozë e dy; njerëzit sipas tij do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit për vite të tëra.
Bourla, i cituar nga BBC, u shpreh se vaksinimi i përvitshëm është i nevojshëm për të ruajtur mbrojtjen e lartë kundër sëmundjes.
Deklaratat e tij vijnë në mesin e panikut që ka ngjallur varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i cili u identifikua muajin e kaluar në Afrikën e Jugut.
Sipas Bourlas, Pfizer tashmë e ka modifikuar vaksinën me qëllim që të luftojë me variantin Beta, po ashtu të identifikuar në Afrikën e Jugut, dhe variantin Delta të pikasur për herë të parë në Indi, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, kompania po punon në modifikimin e vaksinës si përgjigje ndaj Omicron, dhe ajo mund të jetë gati për rreth 100 ditë.
Deri në fund të këtij viti, Pfizer pritet të prodhojë edhe tre miliardë doza të vaksinës së saj (mRNA) ndërsa katër miliardë doza shtesë janë parashikuar për vitin 2022.
Bourla ka thënë mes tjerash se ka pasur nevojë globale për të mbrojtur njerëzit dhe se “më 2022 shtetet do të mund të kenë doza të vaksinës sipas nevojës”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind