Shkurt.ch
Shefi i Armatës Zvicerane, vizitë Swisscoy-t në Kosovë
Në fokus të kësaj vizite në Kosovë është kremtja e Krishtlindjes së bashku me kontingjentin e 33-të të SWISSCOY-t në Prizren
Shefi i Armatës së Zvicrës Komandant Korpusi André Blattmann qëndron më 22 dhe 23 dhjetpr (sot dhe nesër) për vizitën tradicionale të fundvitit në Kosovë, për të vizituar trupat e SWISSCOY-t të stacionuara atje.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Deparamenti Zviceran i Mbrojtjes, Blattman gjatë kësaj vizite shoqërohet nga Beatrix Métraux, pjesëtare e Qeverisë së Kantonit të Vaudit dhe Oskar Freysinger, po ashtu pjesë e ekzekutivit të kantonit të Valisit.
Në fokus të kësaj vizite në Kosovë është kremtja e Krishtlindjes së bashku me kontingjentin e 33-të të SWISSCOY-t në Prizren. Veç kësaj, parashihet edhe një vizitë te komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta në Prishtinë si dhe vizita e njësitit të udhëhequr nga Zvicra, në Mitrovicë, të njohur si «Joint Regional Detachment Nord», përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës