CH-Ballkani

Shefi i Armatës Zvicerane, vizitë Swisscoy-t në Kosovë

Shefi i Armatës së Zvicrës Komandant Korpusi André Blattmann viziton sot,  të enjten, trupat e SWISSCOY-t të stacionuara atje, përkatësisht kontigjentin e 34-të zviceran.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Deparamenti Zviceran i Mbrojtjes, Blattman gjatë kësaj vizite do të inspektojë vendet e SWISSCOY në kampin gjerman të Prizrenit dhe të Forcave KFOR-it në Prishtinë. Në veri të Kosovës, ai do të informohet në lidhje me situatën aktuale që nga viti 2012, që është udhëhequr nga njësitit nga Zvicra, në Mitrovicë, të njohur si «Joint Regional Detachment Nord», përcjell albinfo.ch.

Gjenerallejtënant André Blattmann shoqërohet në vizitën e tij nga Landamman Andreas Barraud (SZ) dhe Këshilltar Peter Gomm (SO).

Programi përfshin gjithashtu një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneral major, italianin Guglielmo Luigi Miglietta dhe ambasadorien zvicerane në Kosovë, Krystyna Marty Lang, përfundon komunikata.