Integrimi
Shefi gjerman, i vendosur të luftojë deri në fund për kosovarin
Ai tashmë ka bërë disa ankesa nëpër gjykata shkallësh të ndryshme ndërsa nesër komisioni për peticione do ta japë përgjigjen përfundimtare për Vesel Fugën
Sot, e enjte, mblidhet komisioni për peticione i Parlamentit të Landit Baden-Württeberg për të vendosur per fatin e Vesel Fugës ndërsa rezultati do të behet i njohur të premten.
Shqiptari nga Kosova, Vesel Fuga punon prej disa vitesh në kopshtari në lokalitetin Bitz. Pas prishjes së kurorës me një shtetase gjermane, para dy vitesh, atij i është kërkuar ta lëshojë Gjermaninë. Por, shefi i Veselit, gjermani Jochen Thomann ka vendosur të luftojë deri në fund për ta mbajtur këtu punëtorin e tij më të mirë dhe shokun. Ai tashmë ka bërë disa ankesa nëpër gjykata shkallësh të ndryshme.
Së fundi Thomann i ka mbështetur shpresat te komisioni për peticione, i cili, shpreson ai, do t`ia japë të drejtën e qëndrimit në Gjermani punëtorit të tij të pazëvendësueshëm.
“Vendimi deri më tash është shtyrë disa herë. Por kësaj here do të na sillet vendimi me postë, të premten”; thotë Thomann për mediet lokale.
Nëse edhe komisioni vendos kundër Vesel Fugës, shefi i tij do të ankohet edhe në komisionin për raste të rënda për të huajt. “Fuga ndodhet nën një presion të madh psikik. Por unë mendoj se shanset i kemi të mira”, thotë Jochen Thomann.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?