Lajme
SHBA zhvendos aktivitetet e ambasadës nga Kievi në Lviv
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin aktivitetet e ambasadës së tyre në Ukrainë nga kryeqyteti Kiev në qytetin perëndimor të Lvivit, tha të hënën Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, duke përmendur “përshpejtimin dramatik në grumbullimin e forcave ruse”.
Lëvizja vjen pasi zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Moska mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës, përfshirë Kievin, çdo ditë, pasi grumbulloi më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit lindor të ish-republikës sovjetike dhe më shumë forca në Bjellorusi në veri.
Sekretari Blinken tha në një deklaratë se vendimi ishte marrë për shkak të shqetësimit për sigurinë e stafit të ambasadës. Shumica e stafit të ambasadës tashmë është urdhëruar të largohet nga Ukraina dhe gjithashtu qytetarët amerikanë janë këshilluar të largohen nga vendi.
“Ekipi im dhe unë vazhdimisht shqyrtojmë situatën e sigurisë për të përcaktuar se kur maturia dikton një ndryshim në sjellje”, tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje diplomatike të tensioneve.
Operacionet e ambasadës po zhvendosen përkohësisht në Lviv – afërsisht 80 kilometra nga kufiri perëndimor i Ukrainës me Poloninë – por ambasada do të mbetej e angazhuar me qeverinë ukrainase në Kiev, tha sekreari Blinken.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje të hënën zyrtarëve shtetërorë, politikanëve dhe liderëve të biznesit që janë larguar së fundi nga vendi të kthehen në Ukrainë brenda 24 orëve për të treguar unitet me kombin mes frikës së një pushtimi të afërt rus.
“Është detyra juaj e drejtpërdrejtë në një situatë të tillë të jeni me ne, me popullin ukrainas. Unë sugjeroj që të ktheheni në atdheun tuaj brenda 24 orëve dhe të qëndroni krah për krah me ushtrinë ukrainase, diplomacinë tonë dhe popullin tonë”, thuhet në një fjalim të Presidentit Zelensky të regjistruar në video.
Mediat ukrainase raportuan se disa ligjvënës dhe biznesmenë të shquar ishin larguar nga vendi fundjavën e kaluar, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e tjera perëndimore këshilluan qytetarët e tyre të largoheshin urgjentisht nga Ukraina.
“Kthehuni te populli juaj dhe te vendi juaj, i cili ishte burimi i biznesit dhe pasurive tuaja”, tha zoti Zelenskiy.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar që nga e premtja se një sulm mund të ndodhë çdo ditë.
“Na është thënë se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit, por ne do ta bëjmë atë ditë uniteti”, tha presidenti Zelenskiy./VOA
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje