Kosova

SHBA vendos sanksione ndaj një grupi kriminal serb në Kosovë

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve, mes së cilëve një grup të krimit të organizuar me qendër në veriun e Kosovës.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e Zvonko Veselinoviç. Grupi akuzohet për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.

Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

SHBA e konsideron liderin e grupit, Zvonko Veselinovic, si një nga figurat më të korruptuara në Kosovë si të përfshirë në skemë korruptive me zyrtarë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi për të përfituar në trafikimin e mallrave, drogës dhe armëve mes dy vendeve.

Vendimi është mirëpritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se institucionet janë të gatshme të bashkëpunojnë me SHBA-në për zbatimin e ligjit dhe që grupet kriminale të mos e cenojnë sigurinë.