Lajme
SHBA: Është koha që Izraeli të zvogëlojë intensitetin e ofensivës ushtarake në Gazë
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se SHBA-ja ka thënë se “është koha e duhur” që Izraeli të zvogëlojë intensitetin e ofensivës së tij ushtarake në Gazë, koment ky i cili thuhet se shfaqi dallimet në rritje midis aleatëve amerikanë dhe izraelitë.
Sipas tij, SHBA-ja ka diskutuar me Izraelin “për një kalim në operacione me intensitet më të ulët”, përcjell albinfo.ch.
“Ne besojmë se është koha e duhur për atë tranzicion. Dhe ne po flasim me izraelitët për ta bërë këtë”, tha Kirby.
Në anën tjetër, një ditë më parë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë deri në “fitore totale”.
“Ne do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona, si eliminimin e Hamasit, kthimin e pengjeve, dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë më kurrë rrezik për Izraelin”, është shprehur Netanyahu, shkruajnë mediat e huaja.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit