Kosova

SHBA: Shqiptarja krijon nanosatelitin e parë

Krijimi i një nanosateliti, një sukses i madh për shqiptaren nga Kosova

Elta Bajrami është studente e vitit të parë në Vassar College në SHBA, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ajo në moshë të vogël ka pasur kuriozitete, duke filluar me çmontimin e lodrave për të parë mekanizmin se si funksionon.

Elta ka arritur deri te krijimi i një nanosateliti, një sukses i madh, duke marrë në konsideratë edhe moshën e re të saj.

Krijimi i një nanosateliti, që vëzhgonte nga terreni dhe shfaqte inpute për matjen e temperaturës, shtypjes atmosferike apo vetëm vëzhgonte ndryshimet në terren, ishte një projekt që mori rreth 3 muaj punë.