Lajme
SHBA shpall kartelet e shumta të drogës si organizata terroriste globale
Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar grupin kriminal Tren de Aragua, Kartelin Sinaloa dhe kartele të tjera të drogës si organizata globale terroriste, sipas një njoftimi të Regjistrit Federal.
Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë se këto grupe paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara, raportoi Reuters.
Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi një urdhër ekzekutiv, duke u bërë thirrje zyrtarëve të vlerësojnë nëse ndonjë kartel kriminal apo bandë transnacionale duhet të cilësohet si grup terrorist.
Gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017 deri në 2021, ai konsideroi përcaktimin e karteleve si grupe terroriste, por përfundimisht i anuloi planet.
Pas marrjes së detyrës më 20 janar, Trump urdhëroi gjithashtu zyrtarët e lartë të ndërmarrin hapa për t’u përgatitur për të thirrur Aktin e Fuqive të Luftës të vitit 1798, i cili do ta lejonte atë të dëbonte anëtarët e dyshuar të bandës pa gjyq.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










